YLLI
Ylli zyrtarizon ish-trajnerin e Pejës
23 March, 2021 @9:11
Skuadra e Yllit ka arritur marrëveshje me trajnerin Adis Beciragic.
Beciragic, do të jetë pjesë e Yllit deri në fund të stinorit, derisa e zëvendësoi trajnerin turk Fatih Gezer, pasi u largua dje nga detyra e tij.
Trajneri turko-boshnjak, ka një karrierë mjaftë të mirë në basketbollin turk, i cili ka qenë trajner dhe ndihmës trajner te skuadrat si: Galatasaray, Darussafaka e Konyaspor.
Adis Beciragic ishte në krye të Pejës në stinorin 2019/20 dhe ka fituar Kupën e Kosovës me skuadrën pejane.