Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRIUMF PËR NGRITJE

Istogu kthehet te fitorja

Pamje nga arkivi

Istogu kthehet te fitorja


30 January, 2023 @20:06

Pas disfatës së regjistruar në derbin e xhiros së kaluar ndaj Vushtrrisë, Istogu i është kthyer fitores duke e mposhtur New Basketin sonte 83-71, ashtu që të bëj një ngritje të lehtë në renditje tabelare.

Istogu u dallua në çerek të tretë, kur bëri edhe dallimin kryesor në ndeshje, ndërsa më pas ekipi prizrenas nuk kishte fuqi të rikthehet në lojë, as me Visar Ejupin që dha 30 pikë për ata.

TABELA AKTUALE

Te ekipi fitues koshashënues më i mirë ishte Arian Azemi me 20 pikë, ndërsa 17 shënoi Orges Shatri e 15 të tjera Drilon Shala. Te New Basket pos Ejupit që i dha 30, vetëm edhe amerikani Jashawn Brooks dha pikë dyshifrore, 19.

Fitorja bën që Istogu për momentin të ngritet në pozitën e tretë ku pas 22 ndeshjeve ka bilanc 17-5, ndërsa New Basket mbetet i dyti por me dy ndeshje më shumë të zhvilluara, me bilanc 16-8.

KB Istogu
Foto: H. Ferataj


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë