Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TROFTAT NOTOJNË SHPEJT

Istogu lehtë ndaj Prishtinës së Re

Foto: FBK

Istogu lehtë ndaj Prishtinës së Re


24 February, 2023 @23:10

Istogu ka shënuar fitore të pritur dhe të lehtë ndaj Prishtinës së Re sonte, derisa ekipi i drejtuar nga Fikret Shatri ka fituar ndeshjen me 34-pikë dallim, 114-80.

Mirlind Zekaj me 27 pikë e 11 kërcime ka qenë koshashënuesi më i mirë i Troftave, ndërsa me 23 pikë në fitoren e tyre ka kontribuuar Arian Azemi. Te ekipi kundërshtar, me 28 pikë koshashënuesi më i mirë ishte Engjull Sollova.

TABELA AKTUALE

Fitorja bën që Istogu pas XXX xhirosh dhe 26 ndeshjesh të zhvilluara të jetë në pozitën e tretë me bilanc 20-6, ndërsa Prishtina e Re të ketë bilanc 9-18 pas 27 ndeshjesh të luajtura dhe të jetë në rrezik për PlayOut, pasi që është e teta në renditje.

Kujtojmë, pozita nëntë mundëson sigurimin e mbijetesës përmes PlayOutit, ndërsa pozitat dhjetë dhe njëmbëdhjetë në renditjen përfundimtare të stinorit të rregullt, të rrëzon një kategori mëposhtë, në Ligën e Dytë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë