Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E RADHËS

Istogu ruan kreun, para xhiros së fundit

Istogu ruan kreun, para xhiros së fundit


8 March, 2023 @22:29

E hapi xhiron e parafundit me fitore dhe Istogu është në rrugë të mirë për të kryer stinorin e rregullt si vend i parë në Ligë të Parë, por duhet të pret edhe rezultatet e Vushtrrisë, që në rast të pikëve të barabarta, ka përparësi për shkak të lojërave të ndërsjella.

Gjithsesi sot Istogu ka qenë shumë i fortë për ekipin e Dukagjinit, ndërsa fitorja erdhi me rreth 50 pikë dallim, 140-72. Diamant Shabani ka dhënë 37 pikë në fitore, ndërsa Mirlind Zekaj ka shënuar 25 pikë në këtë fitore.

TABELA AKTUALE

Kurse Arian Azemi ka qenë i shkëlqyeshëm, duke kryer ndeshjen me triple-double pasi shënoi 18 pikë, 19 asistime e 14 kërcime! Kjo fitore e Istogut fundosi shpresat e Dukagjinit për mbijetesë në Ligë të Parë, që bashkë me AS Prishtinën përshëndeten nga kjo ligë.

Pas 29 ndeshjesh Istogu i pari në renditje ka bilans 23-6, ndërsa Dukagjini me 28 duele të zhvilluara ka bilans 7-21.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë