ISTOG
Istogu zyrtarizon përforcimin e fundit
15 January, 2021 @15:54
Përvoja e basketbollistit të njohur për shumë skuadra në Superligë dhe Ligë të Parë të Kosovës, Fisnik Juniku, tash e tutje do t’i ndihmojë ekipit të Istogut në Ligë të Parë.
Krejt kjo, pasi që ekipi ka zyrtarizuar lojtarin në fjalë disa çaste më parë, duke i uruar mirë se ardhje dhe rikthim.
Juniku ka luajtur për Istogun katër sezone më parë. Ai është playmaker, derisa ka bërë karrierë në shumë skuadra kosovare në të gjitha rangjet e garave.
“Ky njëherë është edhe transferimi i fundit i klubit tonë për këtë afat kalimtar. Klubi gjatë ditëve në vijim pritet të kompletohet dhe të përgatitet maksimalisht për sezonin që fillon në fund të muajit janar,” ka bërë të ditur KB Istogu në njoftimin e lëshuar.
Ditë më parë Istogu ka bërë të ditur edhe për përforcimet tjera vendore si dhe për amerikanin e parë që do të zbarkojë në këtë skuadër.