PËRFORCIMI I PARË I KB PEJA

Jacob Calloway përforcimi i parë i KB Peja
16 June, 2023 @21:47
Kampionja e Kosovës në basketboll, KB Peja, ka bërë zyrtarizimin e përforcimit të parë për edicionin e ri basketbollistik, derisa ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan Jacob Calloway.
“Të dashur tifoz dhe dashamirë të KB Peja, me shumë kënaqësi ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me lojtarin amerikan Jacob Calloway.
Lojtari i gjatë 203cm mbulon pozitën 3 në parket dhe ka përvojë në NCAA, Supërligat e Zvicrës, Çekisë, Izraelit dhe Hungarisë.” - ka shkruar KB Peja në njoftim.
Verdhezinjtë, që u bënë kampionë të Kosovës në edicionin 2022/23 duke mposhtur Trepçën 3-2 në serinë finale, kanë bërë të ditur në postime se do të njoftojnë edhe për përforcime të reja këto ditë.
Calloway së fundi ka qenë pjesë e OSE Lions në Hungari, ndërsa basketbollisti 27-vjeç stinorin 2022/23 e ka luajtur me mesatare prej 12.3 pikëve, 5.3 kërcimeve dhe 1.1 asistimi në elitën e basketbollit hungarez.◼️