LEGJENDA PËRSHËNDETET ME KLUBIN

Fotot: lcfc.com
Jamie Vardy i thotë lamtumirë Leicester Cityt!
24 April, 2025 @14:11
U bë lojtar më i mirë i ekipit, duke marrë edhe epitetin e legjendës me arritjet dhe historinë që u krijua me klubin, duke vënë theks në lojën dhe ndikimin e madh të tij aty.
Jamie Vardy, njeriu që pi red-bull para ndeshjes dhe nuk është fort i disiplinuar në jetën e përditshme, pas 13 stinorësh dhe storieve të suksesshme, prej të cilave edhe të pabesueshme, përshëndetet me klubin e Leicester Cityt.
Edhe “dhelpërat” siç është nofka e Leicester Cityt, bën të ditur zyrtarisht se pas gati 500 paraqitjeve me klubin, ndeshja e tij e fundit do të jetë më 18 maj 2025 që është edhe xhiroja e fundit e Premier Ligës për sulmuesin.
Ai arriti të bëhet edhe pjesë e reprezentacionit të Anglisë me paraqitjet e tij te Leicester City. Vardy 38-vjeç, erdhi për çmim të 1 milionë funtave nga Fleetwood Town në vitin 2012, për tu bërë vetë historia e klubit dhe për t’i sjellë shumëfishime të mëdha ekipit, në aspektin financiar.
Leicester City debutoi edhe në Ligë të Kampionëve!
“Jamie fitoi Premier Ligën, Kupën FA, Superkupën e Anglisë dhe dy herë trofe të Championshipit në atë që tashmë e quajmë epoka e artë e klubit. Asnjë lojtar nuk ka arritur këtë sukses në histori të klubit sikurse ai, me rreth 500 paraqitje dhe gati 200 gola të shënuara. Arritjet e Vardyt në Filbert Way nuk kanë të shoqin në historinë 141-vjeçare të klubit,” është thënë në njoftimin e Leicester Cityt.
Saktë, ai ka 198 gola të shënuara deri tash dhe 498 paraqitje.
“Për tifozët e Leicesterit, erdhi edhe kjo ditë, e dija se nuk do të ishte lehtë, por ka qenë e qartë se do të vijë dita. Kam kaluar 13-vite të pabesueshme në këtë klub, me shumë suksesse, edhe zhgënjime, por pjesa më e madhe kanë qenë gëzime. Tash është koha, për të cilën brengosem, por mendoj se është momenti për të thënë lamtumirë. Leicester do të jetë gjithmonë, gjithmonë, në pjesën më të madhe të zemrës sime,” ka thënë Vardy në një video të publikuar në rrjete sociale nga klubi.
STATISTIKAT IMPRESIVE TË JAMIE VARDY:
Ai ka disa rekorde të rralla si lojtar në përgjithësi, por edhe për Leicester Cityn në veçanti:
—Jamie Vardy është lojtari i vetëm në histori të Premier Ligës që ka shënuar mbi 100 gola pas moshës 30-vjeçare (109, deri sot);
—Ai është lojtari i vetëm që ka shënuar në 11 ndeshje me radhë në Premier Ligë;
—Vardy është futbollisti më i moshuar që ka fituar Këpucën e Artë në Premier Ligë;
—Në Premier Ligë, ai ka shënuar 143 gola dhe 47 asistime, për 338 paraqitje;
—Trofetë, duke ditur se çfarë ekipi ka qenë Leicester, e bëjnë edhe më të rëndësishëm atë: Premier Liga, Kupa FA, Superkupa e Anglisë dhe dy herë trofeu i Championship.
Goodbye to the GOATpic.twitter.com/romej28Kbr
— Leicester City (@LCFC) April 24, 2025