Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEGASPORTS - LIPJANI

Jon Pirana me double-double, Megasport fiton në vazhdime

Jon Pirana me double-double, Megasport fiton në vazhdime


29 January, 2021 @21:57

Megasportsi e mposhti Lipjanin pas vazhdimeve me rezultat 87-75.

Skuadra prizrenase pati vështirësi për ta mposhtur skuadrën e Lipjanit, derisa në vazhdime duke pësuar vetëm 2 pikë e shënuar 14 pikë, doli fitues nga dueli.

Më i miri te Megasportsi ishte Jon Pirana me 17 pikë, 10 kërcime e 3 topa të rrëmbyer, derisa u dalluan edhe Ardit Osmani me 15 pikë dhe Ensar Muriqi me 14 pikë të tjera.

Te Lipjani u veçuan Hamit Sllamniku me 21 pikë dhe Arianit Krasniqi me 19 pikë e 22 kërcime.

TABELA AKTUALE

Megasportsi e regjistroi fitoren e tretë krahas 7 humbjeve, kurse për Lipjanin kjo ishte humbja e 10 e stinorit në 10 ndeshjet e luajtura.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë