SUPERLIGA

Julius Coles në Bashkim
20 September, 2014 @19:23
Julius Coles është përforcimi i fundit i skuadrës prizrenase, Bashkimi.
Basketbollisti amerikan ka arritur marrëveshje me drejtuesit prizrenas dhe në stinorin e ri do ta bartë fanellën e portokalltë të Bashkimit.
Coles është ish lojtar i skuadrës shqiptare në Maqedoni, Liria, me të cilën ka pasur mesatarisht 10.4 pikë, 3.4 kërcime dhe 2 asistime për ndeshje në 18 paraqitje sa i kishte gjatë stinorit të kaluar.
Amerikani i gjatë 193 centimetra i pozitës 2 dhe 3, në Bashkim do të jetë i huaji i katër pas Boban Medenicës, Spencer Dixonit dhe Dragomir Marojevicit.
Prizrenasit më parë i kishin provuar edhe amerikanët, Louie McCroskey dhe Chris Scott, për të cilët ishte ndarë i pakënaqur shtabi teknik në krye me trajnerin Miodrag Baletic.