PEJË

BOROZANI/Erdis Driza
Peja nis në Karagaç
19 September, 2014 @13:17
Nënkampionja e Kosovës në basketboll, Peja, më 15 tetor në Karagaç pret Kumanovën e Maqedonisë për të hapur stinorin e ri të BIBL. Për dallim nga stinori i kaluar kur verdhezinjtë kishin luajtur ndeshjen e parë si mysafir ndaj Kozuvit në Gjevgjeli, kësaj radhe ata do t’ia nisin stinorit në Karagaç.
Peja, që bën pjesë në Grupin A të BIBL këtë stinor bashkë me Sutjeskën (Mali i Zi), Rilski (Bullgari), Kumanova (Maqedoni) dhe Teodo (Mali i Zi), kësaj radhe pretendon që të arrijë më shumë sukses së stinorin e shkuar, debutues, kur nuk e arriti plasmanin për Play-Off.
Kundërshtari i parë i Pejës këtë stinor, Kumanova, stinorin e shkuar kishte humbur në Karagaç nga Peja, derisa kishte arritur fitore në Maqedoni.
FAKTE:
Peja nis misionin e BIBL këtë stinor në Karagaç | Peja stinorin e kaluar në dy ballafaqime me Kumanovën ka bilanc 1 fitore dhe 1 humbje | Kumanova ka qenë ekipi që arriti të kualifikohet në Play Off të BIBL si vendi i gjashtë, vetëm për shkak të dueleve të ndërsjella, me koshaverazh më të mirë se Peja |
Orari i ndeshjeve të Pejës në BIBL 2014/15 - Grupi A:
1 | 15 tetor | Peja - Kumanova | ||
2 | 21 tetor | Sutjeska - Peja | ||
3 | 29 tetor | Peja - Teodo | ||
4 | 11 nëntor | Rilski - Peja | ||
5 | 10 dhjetor | Kumanova - Peja | ||
6 | 17 dhjetor | Peja - Sutjeska | ||
7 | 14 janar 2015 | Teodo - Peja | ||
8 | 20 janar 2015 | Peja - Rilski |