FBK

Pamje nga ndeshja e vitit të kaluar për Superkupë. ─ BOROZANI/ Erdis Driza.
Shtyhet edhe Superkupa
17 September, 2014 @17:17
Salamander Superkupa e Kosovës nuk do të zhvillohet më 21 shtator siç ishte paralajmëruar më parë nga Federata e Basketbollit të Kosovës.
Bordi i FBK-së, me kërkesë të skuadrës së Bashkimit, ka vendosur që kjo ndeshje të shtyhet më 2 tetor.
Superkupa e Kosovës sivjet do të luhet ndërmjet kampiones dhe fitueses së Kupës, Sigal Prishtinës, dhe finalistit të Kupës, Bashkimit.
Më parë ishte vendosur të shtyhet edhe data e fillimit të ETC Superligës, e cila sipas datës së re do të fillojë më 4/5 tetor.
Sigal Prishtina është fituesja e fundit e kësaj kupe, pasi në stinorin e kaluar kishte arritur ta mposht kampionen e stinorit 2012/13, Pejën.
<