MIQËSORE
BOROZANI/ Lis Dorambari
Vllaznia, me fitore dramatike ndaj Bashkimit
15 September, 2014 @21:50
Njëra prej skuadrave më të zhurmshme me përforcime, Bashkimi, është mposhtur në ndeshjen e parë përgatitore para tifozëve vendas ndaj skuadrës nga Shkodra, Vllaznia.
Debutuesit e sivjetëm në Balkan League fituan fare në fund me dy pikët e Ivica Petriç, derisa pikët e Boban Medenicas në sekondat e fundit të ndeshjes nuk u regjistruan në semafor pasi kishte skaduar koha.
Te skuadra shkodrane, që udhëhiqet nga trajneri i mirënjohur Bledar Gjeçaj, plajmekeri slloven Mirza Sarajlija ishte i pandalshëm duke shënuar 28 pikë, prej tyre gjashtë trepikësha, derisa Nemanja Gavranic ishte po ashtu nga më të dalluarit me 18 pikë.
Te Bashkimi, dy lojtarët e vetëm të huaj, Spencer Dixon dhe Boban Medenica, ishin koshashënuesit më të mirë me nga 17 pikë secili, kurse qendra e prizrenasve, Dragomir Marojevic, nuk u paraqit fare në këtë përballje për shkak të lëndimit.
Bashkimi nesër do ta zhvilloj edhe një ndeshje tjetër miqësore në Gjakovë, ku do të takohet me skuadrën e Vëllaznimit.
Rezultatet sipas çerekëve
Çereku i parë | 22-22 | ||
Çereku i dytë | 24-19 | ||
Çereku i tretë | 19-28 | ||
Çereku i katërt | 17-15 |
Përbërjet e ekipeve
1 | BASHKIMI | VLLAZNIA | ||
2 | Edmond Kryeziu | Mirza Sarajlija | ||
3 | Adnan Mustafa | Damjan Bekteshi | ||
4 | Ujkan Karanezi | Eni Llazani | ||
5 | Altin Morina | Nikolin Nara | ||
6 | Boban Medenica | Ivica Petriç | ||
7 | Hamdi Emra | Ervin Berdica | ||
8 | Endrit Hysenagolli | Nemanja Gavranic | ||
9 | Qëndrim Biraj | Fatjon Taraboshi | ||
10 | Mustafë Merovci | Gjon Ndoja | ||
11 | Kreshnik Juniku | Millosh Pajovic | ||
12 | Spencer Dixon | Herion Faslija | ||
13 | Maris Huti |