RUGOVA VAZHDON

Fisnik Rugova (majtë) duke festuar Kupën e Kosovës, 2 stinorë më parë/ BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Fisniku vazhdon me Prishtinën
15 September, 2014 @20:58
Njëri ndër basketbollistët më të mirë vendor në pozitën e vetë, Fisnik Rugova, më në fund ka vendosur që të vazhdojë me klubin e tij - Sigal Prishtina.
Lojtari i cili ishte në bisedime me Prishtinën, por edhe përfolej se mund të kalonte në ekipet tjera, ka vendosur të mbetet te kampionët bardhekaltër, njoftojnë burimet e Borozani.com brenda klubit kampion.
Ai është parë sot në stërvitje me ekipin e tij, e para për këtë stinor për Fisnikun, derisa zyrtarizimi i tij nga klubi pritet të bëhet nesër.
Fisniku 25 vjeç, është 209 centimetra i gjatë dhe ka pasur mesatare prej 6.6 pikëve për ndeshje në Superligën e Kosovës, bashkë me 4.2 kërcime me saktësi prej 52.2% të shutit nga zona.
Ai ka fituar gjithçka me Sigal Prishtinën në Kosovë dhe kësaj radhe bashkë me ekipin synojnë trofeun e ligës ballkanike, ku stinorin e kaluar ka pasur mesatare prej 3.2 pikësh për ndeshje, 2.4 kërcimesh me saktësi shuti 55.6% nga zona.