Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E BRONZTA

Franca, e treta

fiba

Franca, e treta


13 September, 2014 @20:40

Skuadra e Francës ka arritur që të mposht Lituaninë në ndeshjen e vlefshme për të përcaktuar fituesin e medaljes së bronztë në Botërorin Spanja 2014

Ndeshja e barabartë gjatë dy çerekëve të parë, pa një epërsi 8 pikëshe për lituanezët në fund të çerekut të tretë kur ekipi i trajnerit, Jonas Kazlauskas arriti të shënojë më shumë. 

Por krejt në fund, pas një drame të vërtetë, ku përfundimi i ndeshjes zgjati me minuta të tëra për shkak të taktizimeve dhe faulimeve të ndryshme, Franca arriti të fitojë ndeshjen 95-93. 

Nicolas Batum ka shënuar 27 pikë në ndeshje, duke shtuar edhe tre kërcime, derisa pikë dyshifrore shënuan edhe Boris Diaw 15, Thomas Heurtel 13, dhe Joffrey Lauvergne 13. 

Te lituanezët, sa i përket pikëve të shënuara u dallua, Jonas Valanciunas me 25 pikë, ndërsa edhe Adas Juskevicius me 14 dhe Renaldas Seibutis me 13 të tjera nuk arritën që të bëjnë më shumë krejt në fund. 

Franca kishte mposhtur Spanjën vendase për të arritur gjysmëfinalen, ku u mposht nga SHBA-ja, derisa Lituania eliminoi Turqinë në çerekfinale për tu mposhtur nga Serbia në gjysmëfinale. Finalja e Botërorit Spanja 2014 luhet nesër mbrëma në Madrid me fillim prej orës 21:00 ku takohen SHBA-ja me Serbinë. 


 
Të gjitha lajmet nga Spanja 2014