MIKE MARTIN
Bashkimi zyrtarizon edhe një të huaj para Superkupës
11 September, 2018 @22:55
Skuadra kampione e Kosovës në basketboll, Bashkimi, ka zyrtarizuar para pak çastesh edhe një basketbollist të huaj për stinorin e ri.
Fjala është për amerikanin Michael (Mike) Martin, i cili është 25 vjeç dhe 183 centimetra i gjatë, që luan në pozitën e playmakerit.
Në stinorin e fundit ai ka qenë pjesë e ekipit danez Wolfpack, ku ka pasur mesatare prej 9.1 pikëve për ndeshje, 2.8 asistimeve dhe 3.3 kërcimeve për ndeshje.
Martin ka luajtur rreth 25 minuta mesatarisht për ekipin danez, ndërsa gjatë stinorit nga 69 tentime për tre pikë, ka shënuar 19 sosh, duke e përfunduar sezonin me 27.5 % saktësi.