MITROVICË
Trepça siguron vendorët
11 September, 2018 @21:26
Skuadra e Trepçës, që në stinorin e kaluar nuk arriti të kap PlayOffin e Superligës, ka konfirmuar ruajtjen e lojtarëve vendor për këtë stinor.
Tash, me Arian Tahirin, Samir e Burim Zekiqin, ekipi duket të jetë i plotë me forcat vendore dhe një të huaj të paralajmëruar ka nisur përgatitjet për stinorin 2018/19.
Mitrovicasit sonte kanë mbajtur edhe stërvitjen në “Minatori” ku janë parë thuajse të gjithë lojtarët e ekipit dhe tashmë skuadra pret fillimin e kampionatit, ku në përballjen e parë do të kenë punë ndaj rivalit të vjetër, Prishtina.