VENDIMI I BORDIT
FBK nuk lëviz nga kërkesa e KB Peja
8 September, 2018 @20:28
Edhepse kërkesa e fundit e KB Peja nuk është bërë e ditur, FBK ka treguar se me Vendimin e fundit të Bordit gjendja nuk ka ndryshuar.
Kështu, në Vendimin publik të datës 6 shtator të lëshuar nga FBK-ja, në pikën 3 (tre) të saj shkruan:
“Bordi i FBK-së ka shtjelluar kërkesën e parashtruar nga KB Peja dhe ka konstatuar se gjendja e vërtetuar më 13 gusht 2018 nuk ka ndryshuar. Bordi njëzëri ka vendosur të mbaj në fuqi Vendimin e datës 13 gusht 2018.”
KB Peja nuk kishte dorëzuar dëshmi për fillim të pagesës së borxheve ndaj rasteve të humbura në BAT, për çka FBK e kishte larguar nga garat, duke mos e regjistruar ekipin, ndër më të suksesshmit në histori të basketbollit të Kosovës.