NGA KONFERENCA PËR SHTYP
KB Prizreni prezanton përforcimet, tregon objektivin
6 September, 2018 @13:53
Skuadra e re e Superligës së Kosovës në basketboll, KB Prizreni, ka mbajtur sot një konferencë për shtyp duke bërë të ditura qëllimet si dhe duke prezentuar lojtarët e ekipit për stinorin e ri.
Lojtarët vendorë që kanë qenë stinorin e kaluar aty, bashkë me tre të huaj të ardhur nga SHBA do të jenë baza e ekipit për këtë stinor, shto këtu edhe Blendi Matoshin e ardhur së fundi, ndërsa trajneri Arbnor Rifati ka treguar objektivat e klubit.
“Synimi kryesor yni është që të sigurojmë edhe një stinor tjetër në Superligë. Pra, ekipi ynë do të garojë me ekipet kryesore të basketbollit për të mbetur pjesë e tyre, ndërsa me kohë ambiciet presim të rriten,” ka thënë Rifati gjatë konferencës së sotme.
Ndërsa nga lojtarët e huaj, thuajse njëzëri, është thënë se janë të kënaqur me trajtimin në KB Prizreni, qytetin dhe mikpritjen që po u bëhet atyre, derisa kanë theksuar se objektivi i klubit do të arrihet këtë stinor.
KB Prizreni këtë stinor ka vazhduar me trajnerin Arbnor Rifati, derisa ekipi do të debutojë në Superligë.
Në xhiron e parë ekipi i ri i Superligës do të ndeshet me një ekip tjetër të ri në Superligë, KB Lipjani, ndërsa si vendas do të debutojë para shikuesve të vetë ndaj Boreas nga Peja.
PËRFORCIMET E KB PRIZRENI:
Jaquan Smith | Brandon Scott | Elliott Cole | Blend Matoshi |