SHORTI
Hidhet shorti i Superligës për stinorin 2018/19
3 September, 2018 @17:52
Janë bërë të ditura çiftet e xhiros së parë në Superligë për stinorin 2018/19.
Sot në zyret e Federatës së Basketbollit të Kosovës u bë tërheqja e shortit për stinorin e ri garues 2018/19 të Superligës së Kosovës.
Kampioni aktual i Superligës, Bashkimi, ndeshjen e parë do ta luaj kundër Yllit në Prizren, ndërsa Sigal Prishtina do të përballet me Trepçën.
Dy skuadrat, Lipjani e Prizreni, që luftuan stinorin e kaluar për Superligë në finale të Ligës së Parë, do të takohen që në xhiron e parë, ndërsa dueli i fundit i xhiros së parë do të jetë ndërmjet Boreas dhe të Rahovecit.
Ndeshjet e para do të luhen më 22-23 shtator.