ZYRTARE
Bashkimi zyrtarizon trajnerin kroat
2 September, 2018 @15:38
Krunoslav Krajnovic apo i njohur ndryshe si ‘Kruno’ do të jetë trajneri i Bashkimit në sezonin që vjen.
Lajmi u bë zyrtar pak më parë nga klubi prizrenas përmes një postimi në Facebook, ku u dhanë edhe informacione për karrierën e trajnerit në fjalë.
Karrierën si trajner Kruno e kishte filluar në vitin 1995 te KK Zagreb si trajner i grupmoshave të reja, për të vazhduar më pas si trajner i juniorëve të Cibonës gjatë viteve 1996-2001.
Nga viti 2005, trajneri i ri i Bashkimit e vazhdoi karrierën në Sllovaki me ekipe si BK E.S.O Lucenec, BK Spisska Nova Ves, BK Vahostav e BC Prievidza, ndërkohë më këtë të fundit u zgjodh edhe trajner i vitit për sezonin 2013/14 dhe dërgoi klubin në finale të SBL League në sezonet 20013/14 dhe 2015/16.
Së fundi, Krunoslav Krajnovic ishte trajner i ekipit Lucenec, me të cilin e fitoi Ligën e Parë të Sllovakisë, për ta dërguar skuadrën në fjalë një ligë më lartë, në rangun më të lartë të basketbollit sllovak.