AMERIKANI I TRETË TE VRESHTARËT
Rahoveci zyrtarizon amerikanin e tretë
31 August, 2018 @16:25
Skuadra e Rahovecit ka zyrtarizuar edhe amerikanin e tretë në skuadër për stinorin 2018/19.
Ai është Frederick Richardson, 24 vjeçar dhe 201 centimetra i gjatë. Ai ka qenë pjesë e ekipit të kolegjit Lee College në Texas të SHBA-së, ku ka pasur mesatare prej 10.1 pikëve dhe 7 asistimeve për ndeshje.
Richardson është lojtari i tretë i huaj te Rahoveci këtë stinor, pas Amir Maddred dhe James Stanback, të cilët u zyrtarizuan më parë.
Vreshtarët edhe këtë stinor do të vazhdojnë të drejtohen nga trajneri Bujar Loci, i cili si ndihmës në ekip do të ketë Ibrahim Hoxhën dhe Blerim Delibeqën.