ZYRTARE
Merret vendimi, Borea në Superligë!
27 August, 2018 @17:35
Përmes një vendimi të publikuar sot nga Federata e Basketbollit të Kosovës, është bërë e ditur që Borea sezonin që vjen do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në basketboll.
Pas përjashtimit të Pejës, për vendin e mbetur në Superligë u hap konkursi për Wild Card, ndërsa kushtet e përcaktuara për Wild Card i plotësoi skuadra e Boreas, duke bërë kështu që kjo skuadër sezonin që vjen të jetë pjesë e Superligës.
Sipas rregullave, KB Borea do të jetë bartëse e të gjitha të drejtave të ekipeve të Superligës së Kosovës si dhe e obligimeve të licencimit dhe regjistrimit për edicionin vijues.