MAQEDONIA NË TELASHE
Rivali i Kosovës, pa të natyralizuarit
29 August, 2018 @22:18
Rivali i parë i Kosovës në parakualifikime për Eurobasket 2021, Maqedonia, ka probleme me basketbollistët e natyralizuar.
Njoftimin e kanë bërë të ditur mbrëmë mediat maqedonase, ndërsa selektori Jordancho Davitkov ka thënë se ekipi pritet të mbetet në mëshirën e 100% lojtarëve maqedonas për përballjet e shtatorit, ndaj Kosovës dhe Rumanisë, në kuadër të kësaj faze parakualifikuese.
Dy fuqitë e natyralizuara që luajnë nën kosh të Maqedonisë, nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Davitkov.
Shayne Whittington është lënduar në muskul dhe do të duhet të pushojë katër deri në gjashtë javë, që i bie se gjatë shtatorit nuk do të mund të luajë.
Ndërsa Richard Hendricks, ka probleme famlijare dhe për shkak të operimit të djalit të tij gjatë shtatorit, ai do të duhet të qëndrojë me familjen.
“Nuk e di… është vështirë të reagohet tani kur jemi ngushtë me kohë. Por të shohim se çka do të ndodh,” ka thënë Davitkov.
“Kam folë me të gjithë lojtarët që i kam ftuar. Nëse janë mirë me shëndet, ata do të paraqiten në Shkup në datën e caktuar. Kush vjen, luan. Për të tjerët, do të shohim,” ka shtuar selektori i Maqedonisë.
Kosova do të luajë ndaj Maqedonisë më 13 shtator në Prishtinë, në përballjen e parë të fazës së dytë parakualifikuese për Eurobasket 2021.