TAY WALLER
Prej Superligës në Euroligë
27 August, 2018 @22:47
Njëri ndër basketbollistët më të mirë amerikan që ka zbarkuar në Kosovë, Tay Waller, është pranë zyrtarizimit te Olimpia Milano Armani.
Fundori Waller, që njihet për dorën e tij të butë dhe shpejtësinë në sulm, një kohë ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës dhe Bashkimit në Superligë të Kosovës dhe tashmë i është bashkangjitur ekipit të Milanos që garon në Euroligë, ligën më të rëndësishme europiane të basketbollit.
Waller i është bashkuar ekipit në kampin veror nga Varese, dhe tashmë pritet të bëhet lojtar i ri i ekipit më të mirë italian në vitet e fundit.
Amerikani 30 vjeçar kishte pësuar një lëndim të rëndë te Prishtina gjatë stinorit 2013/14 dhe u largua për t’u kthyer në stinorin 2015/16 te Bashkimi i Prizrenit, prej ku kapërceu te Mornari i Tivarit dhe në stinorin 2017/18 kaloi te Varese e Italisë.