NBA
Pensionohet Ginobili
27 August, 2018 @20:15
Pas 16 sezoneve të kaluara në NBA, Manu Ginobili e ka deklaruar zyrtarisht pensionimin e tij nga basketbolli.
Basketbollisti argjentinas gjatë karrierës së tij ka arritur të fitojë 4 tituj kampioni me skuadrën e tij San Antonio Spurs, derisa nga basketbolldashësit do të kujtohet si pjesë e treshes legjendare “Parker - Ginobili - Duncan”, treshe kjo e drejtuar për vite me radhë nga trajneri legjendar Gregg Popovich.
Para kalimit të tij në NBA, Ginobili ka pasur karrierë të sukesshme edhe në Evropë me skuadrën e Bolognas, me të cilën e fitoi Euroleaguen dhe u shpall MVP i serisë finale, ndërsa sa për kuriozitet, ‘Manu’ është një nga dy lojtarët e vetëm, bashkë me Bill Bradleyn, në histori të basketbollit që ka arritur të fitojë titull në NBA, titull në Euroleague dhe medalje të artë në Olimpiadë.