PËRFAQËSUESJA
Lista e gjërë e Kosovës për Eurobasket 2021
Teksti; FBK
23 August, 2018 @12:07
Përfaqësuesja A e Kosovës të enjten i ka filluar përgatitjet për ndeshjen kundër Maqedonisë që do të zhvillohet më 13 shtator në Prishtinë në kuadër të raundit të dytë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.
Përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses A, Damir Mulaomerovic, do t’i bashkohet ekipit më 29 gusht, përderisa tani stërvitjet po udhëhiqen nga ndihmëstrajnerët.
Stërvitjet do të zhvillohen çdo ditë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë prej orës 10:00-12:00 dhe 19:00-21:00.
Nga lista e të ftuarve mund ta vërejmë rikthimin e Mirza Ahmetbasic në përfaqësuese, praninë e dy lojtarëve të huaj, si dhe disa lojtarë që vijnë nga grupmoshat U18 e U21 të përfaqësueses.
Lista e gjërë e të ftuarve:
1. Dardan Berisha
2. Fisnik Rugova
3. Erjon Kastrati
4. Gëzim Morina
5. Lis Shoshi
6. Leonard Mekaj
7. Alban Veseli
8. Ergin Grosha
9. Urim Zenelaj
10. Rinor Peci
11. Samir Zekiqi
12. Altin Morina
13. Erhan Sholla
14. Meriton Ismaili
15. Rilind Krasniqi
16. Dardan Kapiti
17. Muhamedali Janjeva
18. Valon Bunjaku
19. Rron Ukaj
20. Edmond Kryeziu
21. Mikaile Tmusic
22. Shawn Jones
23. Scott Bamforth
24. Mirza Ahmetbasic