EURO U-16/ DIV B
Kosova U16 e parafundit në evropian
18 August, 2018 @19:34
Përfaqësuesja e Kosovës U16, që me shumë peripeti arriti në Bosnje e Hercegovinë për Kampionatin Evropian U16 të Divizionit B, ka përfunduar në vend të parafundit aty.
Kjo u arrit pasi që djelmoshat e rinj të Kosovës mposhtën sot Luksemburgun, 74-69 për të siguruar vendin e 23-të në kampionat, nga 24 përfaqësuese sa morrën pjesë aty.
Albin Berisha me 17 pikë e 12 kërcime ka qenë më efikasi te Kosova U16, ndërsa 16 pikë tjera shtoi edhe Don Polloshka në fitore.
Në finalen e kësaj gare sonte luajnë Bosnja e Hercegovina me Rusinë.
Qiproja ka përfunduar e 22-ta, Norvegjia e 21-ta, ndërsa Sllovakia e 20-ta e Suedia e 19-ta në renditje. Për vendin e tretë po luftojnë Maqedonia dhe Çekia, ndërsa Polonia ka përfunduar e pesta, pasi që mposhti Islandën.