GJERMANI I PARË NË KOSOVË
Sigal Prishtina me trajner gjerman
18 August, 2018 @18:05
Rekord kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, ka emëruar trajnerin e ri të ekipit për stinorin që vjen.
Ai është gjermani Matthias Zollner, i cili merr drejtimin e skuadrës për edicionin 2018/19 të Superligës.
Gjermani 37 vjeç ka drejtuar në karrierën e tij të re si trajner TSV Dachau dhe së fundi Munich Basket. Pas sukseseve të treguara këtu, u bë ndihmës trajner i reprezentacionit të Gjermanisë.
Para se të zyrtarizohet nga Sigal Prishtina si trajner i ri, Zollner drejtoi reprezentacionin e Austrisë në kualifikime për “Kina 2019”.