EURO U-16/ DIV B
Kosova U16 arrin fitoren e parë
14 August, 2018 @16:44
Përfaqësuesja e Kosovës U16, që arriti me shumë peripeci në Bosnje për shkak të problemeve të shkaktuara nga ky shtet lidhur me vizat, ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Europian U16 të Divizionit B.
Basketbollistët e drejtuar nga selektori Petrit Zeqiri kanë mposhtur Zvicrën U16 sot, me dhjetë pikë dallim, 83-73.
Kjo ka qenë fitorja e parë e Kosovës U16 në Grupin D të këtij europiani, ndërsa i ka mbetur edhe një ndeshje për ta zhvilluar në kuadër të grupit.
Pas humbjeve të thella nga Bosnja 115-85, Çekia 103-54, Bellorusia 77-61, të rinjtë e Kosovës U16 me lojë të mirë të Donat Rexhepit (21 pikë, 4 kërcime), Denis Zenelajt (16 pikë, 4 kërcime) dhe Drilon Shalës (12 pikë, 7 kërcime) kanë arritur të mposhtin bashkëmoshatarët zviceranë, të cilët ende nuk kanë shijuar fitoren në grup.
Në përballjen e fundit të Grupit D, Kosova U16 (1-3) luan nesër ndaj Ukrainës U16 (2-2) në duelin që nis prej orës 11:00 në palestrën Sabit Hadzic të Sarajevës.
TABELA AKTUALE GRUPIT D:
1 | Bosnja e Hercegovina | 5-0 | ||
2 | Çekia | 3-1 | ||
3 | Ukraina | 2-2 | ||
4 | Bellorusia | 2-2 | ||
5 | Kosova | 1-3 | ||
6 | Zvicra | 0-5 |