PAS PENSIONIMIT NGA KOSOVA
Graniti, drejtor i reprezentacioneve të Kosovës
14 August, 2018 @12:12
Njëri ndër basketbollistët më të mirë të vendit në dekadën e fundit, Granit Rugova, është emëruar drejtor i përfaqësueseve të Kosovës në basketboll.
Graniti, që do t’ia nis punës nesër (15 gusht 2018) në zyret e FBK-së, ka qenë përgjatë gjithë karrierës së tij pjesë e ekipit të Prishtinës me të cilët ka fituar gjithçka në vend, ndërsa një stinor ka mbrojtur edhe ngjyrat e Bashkimit.
Rugova ka qenë i padiskutueshëm edhe në reprezentacion, prej se Kosova u pranua në FIBA, ndërsa pas pensionimit nga përfaqësuesja dhe karriera aktive si basketbollist, tani ai do të punojë si drejtor i reprezentacioneve të Kosovës në FBK.