ARBEN KRASNIQI
Krasniqi te Ylli
14 August, 2018 @14:46
Trajneri i cili në fund të stinorit të kaluar u ulë në bankën e Yllit, Arben Krasniqi, është zyrtarizuar si trajner i skuadrës në fjalë edhe për edicionin 2018/19, ka bërë të ditur therandapress ditë më parë.
Krasniqi, që në karrierën e tij ka drejtuar Sigal Prishtinën kryesisht dhe ka fituar gjithçka në basketbollin kosovar, ka qenë për një periudhë edhe trajner i RTV 21-shit, që tashmë është shuar, ndërsa ka punuar edhe si trajner i Kosovës pas pranimit të vendit tonë në FIBA.
Arben Krasniqi pritet që së paku me ekipin nga Suhareka të arrijë fazën e gjysmëfinales së PlayOffit të Superligës, arritje të cilën e ka bërë ekipi i Yllit edhe në stinorin 2017/18.