KB PRIZRENI
Emërohet trajneri, priten 2 ndihmës
17 August, 2018 @13:23
Ekipi i KB Kalasë që me të fituar të drejtën për pjesëmarrje në Superligë, ndërroi emrin në KB Prizreni, ka vazhduar edhe për një stinor me trajnerin Arbnor Rifati.
Njoftimi është bërë i ditur nga vetë KB Prizreni, përmes një shkrimi në Facebook, ndërsa përveç trajnerit Rifati, aty është shkruar se shpejt do të emërohen edhe 2 ndihmëstrajnerë të ekipit.
KB Prizreni për herë të parë në histori të klubit është pjesë e Superligës, ndërsa edhe qyteti do të ketë për herë të parë dy ekipe në elitën e basketbollit kosovar, duke llogaritur edhe kampionin, Bashkimi.