TRANSFER
“Vreshtarët” me përforcimin e parë të huaj
23 August, 2018 @12:01
James Stanback është përforcimi i parë i huaj i Rahovecit para fillimit të sezonit të ri.
Lajmi u zyrtarizua nga faqja zyrtare e klubit ‘vreshtar’ në Facebook, ku bëhet e ditur që lojtari në fjalë është i gjatë 198 cm, derisa luan në pozitat 3 dhe 4.
Stanback veçse ka arritur në Rahovec dhe do të jetë i gatshëm për stërvitjen e parë të klubit që drejtohet nga Bujar Loci, ndërsa në njoftimin e klubit ‘vreshtar’ thuhet që ky nuk do të jetë përforcimi i vetëm i huaj për sezonin e ri, pra pritet të ketë edhe të tjera.