KYAN ANDERSON
Prishtina zyrtarizon të huajin e parë
19 August, 2018 @10:34
Pas emërtimit të trajnerit pasditen e djeshme, nënkampionia e Kosovës, Sigal Prishtina, ka zyrtarizuar edhe përforcimin e parë të huaj për stinorin 2018/19.
Ai është Kyan Anderson, i cili është 26 vjeç dhe ka qenë pjesë e kolegjit Texas Christian University dhe ka bërë karrierë në Okapi Aalstar të Belgjikës.
Prej aty, Anderson kaloi te ekipi gjerman Medi Bayreuth nga ku më vonë luajti për Pau Orthezin në Francë. Ai është i gjatë 180 centimetra.
Në stinorin e fundit si pjesë e Pau Orthezit Anderson ka luajtur mesatarisht 19.8 minuta për ndeshje, ku mesatarisht ka shënuar 8.3 pikë për ndeshje, 0.9 kërcime dhe 3.8 asistime.