EURO U-16/ DIV B - FEMRAT
Kosova U16 pëson edhe humbjen e tretë
18 August, 2018 @21:56
Vajzat e Kosovës U16 kanë pësuar edhe humbjen e tretë me radhë në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet këto ditë në Podgoricë të Malit të Zi.
Kosova U16 është mposhtur nga bashkëmoshataret irlandeze me rezultat të thellë, 40-72.
Kjo është humbja e tretë për ekipin që drejtohet nga Kimete Haliti dhe ndihmësin Astrit Tuhina, derisa në përballjen e parë ishin mposhtur nga izraelitet 34-94, e në të dytën nga zviceranet 59-41.
Vajzat e reja të Kosovës janë në vend të fundit në Grupin C të kësaj gare, me 3 humbje nga 3 ndeshje dhe përballjen e radhës e zhvillojnë ndaj Luksemburgut U16, të hënën.
TABELA AKTUALE E GRUPIT C:
1 | Izraeli U16 | 3 fitore | 0 humbje | |
2 | Rumania U16 | 3 fitore | 0 humbje | |
3 | Irlanda U16 | 2 fitore | 1 humbje | |
4 | Zvicra U16 | 1 fitore | 2 humbje | |
5 | Luksemburgu U16 | 0 fitore | 3 humbje | |
6 | Kosova U16 | 0 fitore | 3 humbje |