ZYRTARE
Ylli i Bashkimit, te Prishtina
21 August, 2018 @12:53
Një nga lojtarët më meritorë që Bashkimi u shpall kampion i Kosovës sezonin e kaluar, Mikaile Tmusic, sezonin tjetër do të jetë pjesë e Prishtinës.
Tmusic, që pak më parë bëri debutimin në fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, te Prishtina u zyrtarizua sot, derisa dje kryeqytetasit zyrtarizuan përforcimin DeMario Mayfield, lojtar amerikan që mbron ngjyrat e Irakut.
Para dyshes Tmusic dhe Mayfield, te Prishtina ishin transferuar edhe bashketbollisti Kyle Anderson dhe trajneri gjerman Matthias Zollner, përforcime këto që dëshmojnë seriozitetin e skuadrës kryeqytetase në prag të sezonit të ri.