TERRELL EVERETT
I huaji i dytë i Yllit, me përvojë evropiane
31 August, 2018 @21:52
Basketbollisti i dytë që pritet të jetë pjesë e Yllit të Suharekës në stinorin 2018/19 është Terrell Everett.
Amerikani 34 vjeçar ka përvojë të madhe në basketbollin evropian, ndërsa ka qenë pjesë e ekipeve të njohura në moshë më të re, e së fundi pjesë e elitës zvicerane në ekipin e Luganos.
Everett 193 centimetra i gjatë luan në pozitën e playmakerit, ndërsa në vitet e tija më të mira ka qenë pjesë e Elan Chalonit, Nymburkut, Iraklisit e Cibonës.
Ky është përforcimi i dytë i huaj i Yllit pas Romelo Banksit, ndërsa ekipi që do të drejtohet nga trajneri rekord-kampion i Kosovës në basketboll, Arben Krasniqi, do të synojë të jetë pjesës së epërme të klasifikimit tabelar në Superligë.
Stinorin e kaluar Ylli ka arritur deri në gjysmëfinale të PlayOffit të Superligës, ndërsa ka qenë edhe organizator i Final Fourit të Kupës së Kosovës.