NGA TABORI I RIVALIT
Maqedonia mbetet edhe pa një lojtar
4 September, 2018 @8:04
Pas basketbollistëve të natyralizuar që pësuan lëndime dhe nuk do të mund t’i ndihmojnë Maqedonisë në kuadër të ndeshjes parakualifikuese ndaj Kosovës, arrin edhe një lajm nga mediat e atjeshme.
Marko Simonovski, aloja i reprezentacionit dhe basketbollisti i Levski Lukoilit ka pësuar një lëndim dhe nuk do të mund t’i ndihmojë ekipit të Maqedonisë në përballje ndaj Kosovës.
GRUPET PARAKUALIFIKUESE PËR EUROBASKET 2021
E selektori maqedonas, Jordancho Davitkov, për rastin në fjalë ka thënë:
“Këto nuk janë lajme të mira për ne. E thashë edhe në ditën e parë të grumbullimit të ekipit, shpresoj që të përfundojmë stërvitjet pa lëndime. Tash na u shtua edhe lëndimi i Simonovskit që nuk do të mund të na ndihmojë ndaj Kosovës dhe Rumanisë.”
Kosova pret Maqedoninë më 13 shtator në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve. Me selektorin e ri Damir Mulaomerovic, Kosova po shpreson në arritje të madhe në kuadër të fazës parakualifikuese për Eurobasket 2021. Përveç Maqedonisë, Kosova në grupin e saj ka edhe Rumaninë, që po llogaritet si favorite e grupit.