PAS AMERIKANËVE dhe SIMONOVSKIT
Mungesë e radhës te Maqedonia para ndeshjes ndaj Kosovës
9 September, 2018 @15:29
Reprezentacionit të Maqedonisë në basketboll, që do të jetë mysafire e Kosovës më 13 shtator i është shtuar edhe një mungesë.
Njoftimin e ka bërë të ditur Mak Sport, ndërsa shuteri Adem Mekic (KK Kumanova, 22 vjeç, 195cm) nuk do të mund të udhëtojë në Prishtinë fare për shkak të lëndimit.
Atij i duhet një javë rehabilitim së paku për shkak të lëndimit dhe nuk besohet që do të jetë i gatshëm për ndeshje ndaj Kosovës.
Ndërsa selektori i Maqedonisë, Jordancho Davitkov, pritet të merr të riun tjetër Andrej Maslinko (MZT Skopje, 21 vjeç, 208cm) në 12-shen udhëtuese për në Prishtinë.
Kosova dhe Maqedonia do të përballen në duelin e parë të grupit të fazës parakualifikuese për në Eurobasket 2021. Te Kosova, do të debutojë selektori boshnjak Damir Mulaomerovic në këtë ndeshje.
Më parë, Maqedonisë si mungesa i janë shfaqur të natyralizuarit amerikanë, si dhe lojtari i njohur i tyre, Marko Simonovski.