BASHKIMI
I huaji i parë i kampionit, nga Suedia
9 September, 2018 @22:23
Kampioni aktual i Superligës së Kosovës në basketboll, Bashkimi, zyrtarizoi përforcimin e parë të huaj për këtë stinor.
Alexander Aka Gorski, është lojtari më i ri i Bashkimit. Suedezi, luan në pozitat 2 dhe 3, derisa për herë të fundit ishte pjesë e skuadrës Wyoming në NCAA.
23 vjeçari Gorski, stinorin e kaluar ka luajtur me mesatare prej 6.8 pikëve, 1.9 kërcimeve dhe 1 asistimi për ndeshje.
Bashkimi ndeshjen e parë të stinori 2018/19 do ta luajë kundër Yllit në Sezair Surroi.