ZYRTARE
Dy vendorë dhe një amerikan, Vëllaznimi zyrtarizon përforcimet
9 September, 2018 @21:48
Pak para fillimit të Ligës së Parë të Kosovës në basketboll, klubi basketbollistik Vëllaznimi ka bërë të ditura 3 përforcime.
2 përforcime janë vendore, ndërsa i treti vjen nga SHBA-të, përforcime të cilat tregojnë synimin e Vëllaznimit në sezonin e ri, inkuadrimin në Superligë.
Rron Ukaj dhe Albatrit Berisha janë përforcimet vendore të gjakovarëve, ndërsa nga SHBA-të vjen fundori Robert Jerome Claypool.
Ukaj, i cili shkëlqeu me Kosovën U18 në Kampionatin Evropian, Divizioni C, ku ishte MVP i garës, sezonin e ri do të jetë edhe pjesë e Rahovecit, mirëpo rregullat e FBK-së lejojnë që një lojtar të luajë edhe në Ligën e Parë, edhe në Superligë.
Sa i përket përforcimit tjetër vendor, Albatrit Berisha, një lojtar i njohur i basketbollit vendor, te Vëllaznimi vjen nga Rahoveci, derisa ka përvojë edhe në skuadra të tjera të Superligës.