KAMPIONI
Karanezi e Peci te Bashkimi
9 September, 2018 @15:40
Kampioni aktual i Superligës së Kosovës në basketboll, Bashkimi, i zyrtarizoi dy lojtarë vendor që do të luajnë për stinorin 2018/19.
Ujkan Karanezi dhe Rinor Peci, do të jenë pjesë e këtij stinori për skuadrën portokallezi.
Karanezi stinorin e kaluar ishte te skuadra e Prizrenit (ish-Kalaja), ku luajti rol shumë të rëndësishëm në ngritjen e skuadrës në Superligë, derisa Peci ishte te Prishtina ku arriti ta fitojë Kupën e Kosovës dhe të shpallet nënkampion i Kosovës.
Bashkimi në ndeshjen e parë të stinorit do të përballet me Yllin në Prizren.