Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SER-BRA

Revanshohet Serbia

Revanshohet Serbia


10 September, 2014 @19:55

Fitorja e Brazilit e arritur në fazën e grupit ndaj Serbisë, i doli për hunde në çerekfinale.

Serbët arritën të revanshohen në mënyrën më të mirë, duke dominuar plotësisht në parket për fitoren me rezultat të thellë 84-56.

Milos Teodosic, shkëlqeu me 23 pikë e 4 asistime, derisa u ndihmua edhe nga i riu Bogdan Bogdanovic me 12 pikë e 6 kërcime.

Në anën tjetër, lojtarët e Brazilit ishin vetëm fizikisht në parket, ku vetëm dy lojtar arritën të shënojnë pikë dyshifrore, Anderson Varejao (12) dhe Marquinhos Viera (12).

Tani Serbia, në gjysmëfinale do të përballet me fituesin nga dueli Franca-Spanja.


 
Të gjitha lajmet nga Spanja 2014