USA - LTU
Lituania, kafshatë e lehtë për SHBA-në
11 September, 2014 @22:45
Ndodhi ashtu siç pritej, megjithëse nuk parashikohej edhe me kaq lehtësi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të luajnë në finale të Kampionatit Botëror që po mbahet në Spanjë, pas fitores me epërsi të lartë prej 28 pikëve ndaj Lituanisë.
Lituania ishte kundërshtare deri diku rivalizuese për SHBA-në gjatë pjesës së parë të ndeshjes, ndërsa me fillim të çerekut të tretë rivaliteti u zhduk nga fusha, pasi amerikanët ishin të pandalshëm duke krijuar epërsi të thellë pas serive të njëpasnjëshme.
Kyrie Irving me 18 pikë e 4 asistime ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes, derisa atë e shoqëruan James Harden dhe Klay Thompson që shënuan nga 16 pikë secili. Në anën tjetër, Mindaugas Kuzminskas dhe Jonas Valanciunas u dalluan me nga 15 pikë.
SHBA në finale do ta pret fituesin e duelit të dytë gjysmëfinal ndërmjet Serbisë dhe Francës.