KENAN SPAHI
I kthehet basketit
10 September, 2014 @21:45
Talenti kosovar i skuadrës turke Fenerbahçe Ulker, Kenan Spahi, apo siç njihet në Turqi me mbiemrin Sipahi, është rikthyer basketbollit pas një kohe të gjatë.
Reprezentuesi i përfaqësueses së Turqisë, pas rreth 7 muajsh vuajtje nga lëndimi, ka luajtur sot në ndeshjen Fenerbahçe Ulker - Turk Telekom, e cila u zhvillua në kuadër të fazës përgatitore para fillimit të stinorit të ri dhe përfundoi me fitoren e Telekomit me rezultat 75-66.
Spahi ndeshjen e nisi në pesëshen e parë së bashku me basketbollistët Andrew Goudelock, Can Altintig, Jan Vesely dhe Semih Erden, ndërsa përgjatë kohës sa mbeti në parket nuk arriti të shënoj asnjë pikë.
Kenani në një intervistë ekskluzive kohë më parë të bërë për Borozani.com, ndër tjerash kishte deklaruar se është i shëruar nga lëndimi dhe me padurim e pret rikthimin.