CHAUNSEY BILLUPS
Pensionohet Mr. Big shot
10 September, 2014 @20:37
Ylli i Detroitit, me nofkën “Mr. Big shot”, Chaunsey Billups, vendosi që ta përfundoj karrierën 17 vjeçare.
Billups, në lidhje me pensionimin tha: “Më duket se erdhi koha. Jam në gjendje të mirë për nga mentaliteti dhe nga vullneti që e kam. Por në tre vitet e fundit, e vërejta se nuk isha i shëndetshëm, nuk po mundem që të luaj në mënyrën që po e dëshirojë, për këtë arsye mendoj se erdhi koha për pensionim”.
Chaunsey Billups në vitin 2004 është bërë kampion me skuadrën Detroit Pistons. Ai gjithashtu gjatë karrierës ka luajtur në ekipe si :Minnesota Timberwolves, Denver Nuggets, New York Knicks dhe Los Angeles Clippers.
Video
Chaunsey Billups