SPANJA 2014
Lamtumirë Turqi!
9 September, 2014 @19:42
Lituania është gjysmëfinalistja e parë Kampionatit Botëror që po mbahet në Spanjë. Lituanezët këtë epitet e arritën pas fitores në çerekfinale nga Turqia, të cilën e mposhtën me rezultat 73-61.
Turqit e përfunduan në epërsi çerekun e parë, derisa në të dytën kontrolli i ndeshjes kaloi në duart e përfaqësueses lituanez, e cila nën udhëheqjen e Renaldas Seibutis, që e përfundoi takimin me 19 pikë, e mbajti epërsinë deri në fund.
Lojë të mirë tregoi edhe qendra e Toronto Raptors, Jonas Valanciunas, që luajti me double-double duke realizuar 12 pikë e 13 kërcime, derisa në anën tjetër më i miri ishte Kerem Gonlum me 13 pikë e 9 kërcime.
Lituania në gjysmëfinale e pret fituesin e duelit SHBA-Slloveni.