FERIZAJ
Tre amerikanë afër Kastriotit
8 September, 2014 @18:41
Skuadra e cila e kishte siguruar mbijetesën në Superligë pas ndeshjeve të Play Outit, Kastrioti, shpreson që mos ta e përsëris edhe sivjet situatën e njëjtë.
Ekipi nga Ferizaji për këtë arsye ka filluar negociatat me tre basketbollistë të huaj për ta forcuar skuadrën.
Në një intervistë të sekretarit të këtij klubi, Alberton Sahiti, për gazetën Arena, thuhet se amerikanët Kai King, Andrew McGovan dhe Juri Mashkush janë tre emrat me të cilët janë në bisedime dhe shumë shpejtë shpresojnë që të arrijnë marrëveshje me ta.
Përveç kësaj, Kastrioti është në kërkim të një trajneri, ndërsa njeriu më i mundshëm për këtë post parashikohet të jetë trajneri, Ahmet Behrami, që pritet të emërtohet gjatë kësaj jave.
Skuadra e Kastriotit, e përbërë nga një numër i vogël i lojtarëve vendorë, i ka filluar ditë më parë përgatitjet për stinorin e ri.