Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SPANJA 2014

Spanja pa konkurrencë

Getty Images

Spanja pa konkurrencë


7 September, 2014 @9:46

Spanja e kishte përfunduar grupin A me bilanc të qindpërqindtë duke shënuar 5 fitore në 5 ndeshje, ndërsa në mënyrë të njëjtë janë duke vazhduar edhe në fazën e eliminimit.

Kundërshtari i radhës i cili u mposht nga Spanja ishte Senegali, i cili edhe i dha fund aventurës në Botërorin e sivjetëm pas humbjes me rezultat të thellë 89-56.

Në fitoren e Spanjës, e cila ishte qartësuar që nga çereku i parë, më meritori ishte qendra Pau Gasol i cili shënoi 17 pikë e 5 kërcime, derisa tre basketbollistë të tjerë, Serge Ibaka, Jose Calderon dhe Felipe Reyes, shtuan nga 11 pikë secili.

Në anën tjetër, Mouhammad Faye dhe Pape Badji, të cilët luajtën me nga 12 pikë, u munduan të bëjnë diç më shumë në humbjen e skuadrës së tyre.

Në çerekfinale Spanja do të përballet me Francën, e cila më parë e kishte eliminuar Kroacinë.


 
Të gjitha lajmet nga Spanja 2014