Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP 16

Lehtë ndaj Meksikës

Lehtë ndaj Meksikës


6 September, 2014 @18:53

Shtetet e Bashkuara të Amerikës me lehtësi është duke i kaluar pengesat për tek medalja e artë dhe për ta mbrojtur titullin.

Kësaj radhe yjet nga NBA e mposhtën Meksikën, duke qenë bindshëm më të mirë në ndeshjen të cilën e fituan me rezultat 86-63.

Stephen Curry me 20 pikë ishte koshashënuesi më i mirë tek Dream Team, me saktësi 6/9 nga vija e treshit, derisa u ndihmua edhe nga bashkëlojtari i tij nga Golden State Warriors, Klay Thompson me 15 sosh.

Ndërsa në anën tjetër, 25 pikët dhe 8 kërcimet e Gustavo Ayonit, nuk ishin të mjaftueshëm për ta befasuar SHBA-në.

Djelmoshat e trajnerit Mike Krzyzewski, tani në çerekfinale do të përballen me fituesin nga dueli Sllovenia-Republika Domenikane.


 
Të gjitha lajmet nga Spanja 2014